ZYRTARE: Luis Enrique, përzgjedhës i Spanjës

Ndodhi ajo që e kishte paralajmëruar "Marca".

Sport

09/07/2018 14:52

Ndodhi ajo që e kishte paralajmëruLuis Enrique është zyrtarizuar si trajneri i kombëtares së Spanjës, duke pasur në këtë rol Julian Lopetegui, të shkakrkuar një ditë para nisjes së Botërorit të Rusisë, dhe Fernando Hierro, që e drejtoi “La Roja” në Kupën e Botës së kësaj vere, deri në 1/8 finale, kur u eliminua me penallti nga vendi organizator.

Ka qenë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ai që ka konfirmuar gjithçka para mediave, pas një mbledhjeje me bordin drejtues:

“Kontraktimi i Luis Enrique për dy vitet e ardhshme si trajner i Spanjës është miratuar unanimisht nga bordi drejtues. Ka një marrëveshje të plotë për këtë emër dhe sigurisht javën e ardhshme ai do të paraqitet për prezantimin e tij”.

Luis Enrique është ish-trajneri i Barcelonës dhe ish-lojtari i Real Madridit, dy gjigantëve të futbollit spanjoll. Bordi i drejtorëve e ka miratuar njëzëri emërimin e tij deri në “Euro 2020”, me propozimin e presidentit Luis Rubiales. Ai nuk do të ketë një klauzolë ndërprerjeje të kontratës dhe vjen me stafin e vet teknik në këtë detyrë.

Enrique do të japë listën e tij të parë të kombëtares iberike më 31 gusht. Ai do të zgjedhë 23 lojtarët për të luajtur kundër Anglisë në “Wembley”, më 8 shtator, dhe kundër Kroacisë, në “Martinez Valero” të Elche, më 11 shtator, dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Luis Enrique do të ketë në krah drejtorin e ri sportiv të RFEF, Jose Francisco Molina, që u zyrtarizua po ditën e sotme.