Zyrtare: Lucas në Real Madrid

Presidenti i klubit brazilian Cruzeiro, Gilvan de Pinho Tavares, ka konfirmuar zyrtarisht se mesfushori Lucas Silva do të transferohet në Real Madrid.

Sport

23/01/2015 17:53

Presidenti i klubit brazilian Cruzeiro, Gilvan de Pinho Tavares, ka konfirmuar zyrtarisht gjatë një konference për shtyp se mesfushori Lucas Silva do të transferohet në Real Madrid, raporton “Marca”.

“Los Blancos do të paguajnë rreth 14 milionë euro për futbollistin i cili konsiderohet si talent i madh në pozitën e tij.

Brenda kësaj jave, Lucas pritet të mbërrijë në Madrid për t’ju nënshtruar formaliteteve para nënshkrimit të kontratës me klubin kampion të Evropës.