ZYRTARE: Lucas Digne lojtar i Evertonit

Lucas Digne është lojtar i Everonit.

Sport

01/08/2018 11:15

Mbrojtësi francez ka lënë Barcelonën për t’iu bashkuar skuadrës angleze.

Everton në faqen zyrtare të klubit, i ka uruar mirëseardhje Lucas Digne.

Mbrojtësi i krahut të majtë që numëron 25 vite, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Evertonin.

“Evertoni është skuadër e madhe me histori të jashtëzakonshme. Dua të luaj, të fitojmë dhe të kënaqim tifozët me lojën tonë të bukur”, ka thënë Digne për faqen zyrtare të klubit./Lajmi.net/