ZYRTARE: Loret Sadiku vazhdon kontratën me Kasimpasa

Loret Sadiku ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga elita e futbollit turk, Kasimpasa.

Sport

11/01/2019 18:09

27 vjeçari, do të mbetet te Kasimpasa deri në vitin 2020.

Skuadra turke përmes një komunikate ka bërë të ditur se Loret Sadiku ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2020, përcjell ‘lajmi.net’.

Sadiku është pjesë e Kasimpasa që nga viti 2016, ku në Superligën turke deri më tani për këtë skuadër ka regjistruar 42 paraqitje.

Kujtojmë se Sadiku është në një proces ligjor me FIFA-n, ku po kërkon leje për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës./Lajmi.net/