ZYRTARE: Lojtari largohet nga Real Madridi

Para pak minutash ka ndodhur largimi i parë i Real Madridit në këtë afat kalimtar të janarit.

Sport

17/01/2019 12:31

Kiko Casilla është larguar nga Real Madrid në drejtim të Leeds United.

Portieri u larguar nga madrilenët, duke kaluar te skuadra angleze për katër vite e gjysmë, përcjell lajmi.net.

Leeds United bëri njoftimin zyrtar para pak minutash, duke e prezantuar Casillan në fanellën e tyre.

Portieri u shpreh tejet i lumtur me kalimin te skuadra angleze, duke e falënderuar gjithashtu edhe Real Madridin për kohën e kaluar atje. /Lajmi.net/