ZYRTARE: Lojtari i Barcelonës transferohet në Serie A

Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian, Marlon Santos në Serie A.

Sport

16/08/2018 20:29

22 vjeçari nga Brazili, do të jetë pjesë e kampionatit italian nga sezoni i ri.

Është Sassuolo që ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij, duke paguar gjashtë milionë euro.

Në njoftimin e Barcelonës thuhet se klubi i tyre ruan të drejtën e riblerjes së lojtarit, e po ashtu edhe të drejtat ekonomike deri në 50 për qind në rast të shitjes së ardhshme.

Kjo klauzolë nuk do të vlejë nëse Marlon luan mbi 50 ndeshje me Sassuolon.

Kujtojmë se Marlon sezonin e fundit ka qenë i huazuar në Francë te skuadra e Nice./Lajmi.net/