ZYRTARE: Lojtari i Arsenalit transferohet në Serie A

Joel Cambell është larguar përfundimisht nga Arsenal.

Sport

17/08/2018 16:35

Sulmuesi nga Kosta Rika, pas disa sezoneve të kaluara si i huazuar në skuadra të ndryshme, është transferuar përfundimisht nga Arsenali në Serie A, te skuadra e Frosinone.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit italian që këtë sezon është rikthyer në Serie A.

“Frosinone njofton se ka transferuar Joel Cambell nga Arsenal. Sulmuesi nga Kosta Rika ka nënshkruar me ne deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

Cambell sezonin e kaluar ishte i huazuar në La Liga te skuadra e Betis, ku shënoi dy gola në tetë paraqitje./Lajmi.net/