ZYRTARE: Locatelli largohet nga Milan

Manuel Locatelli është larguar nga Milan.

Sport

13/08/2018 16:50

Skuadra ‘rossonere’ ka bërë të ditur se ka dërguar në huazim te Sassuolo mesfushorin 20 vjeçar, Manuel Locatelli.

Në njoftimin e Milanit, thuhet se Locatelli është dërguar në huazim te Sassuolo, me obligim të blerjes në fund të sezonit.

Locatelli ka qenë pjesë e Milanit si fëmijë, ndërsa debutimin për skuadrën e parë e ka bërë në vitin 2016.

Në 48 paraqitje për Milanin, ai ka shënuar vetëm dy gola./Lajmi.net/