ZYRTARE: Liverpooli e transferon edhe një futbollist, e huazon në Bundesligë

"The Reds" kanë nënshkruar kontratë me Allan Rodrigues de Souza.

Sport

25/07/2018 19:16

Liverpool vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar.

“The Reds” kanë nënshkruar kontratë me Allan Rodrigues de Souza, përcjellë “Lajmi.net”.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit në Twtter.

L’pool ka bërë të ditur që e ka huazuar futbollistin menjëherë te ekipi i Eintracht Frankfurt në Gjermani.

Ai do të qëndrojë atje për gjithë sezonin. /Lajmi.net/