ZYRTARE: Lista e Real Madridit kundër Bayern Munichut

Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion komplet ekipin për takimin e parë në Allianz Arena.

Sport

24/04/2018 10:37

Real Madrid ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Trajneri Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion komplet ekipin për takimin e parë në Allianz Arena, përcjell “lajmi.net”.

“Los Blancos” vizitojnë Munichun të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20 e 45, para ndeshjes së kthimit në Santiago Bernabeu.

Lista e Real Madridit: 

Portierët: Navas, Casilla, Luca Zidane.

Mbrojtësit: Carvajal, Vallejo, Sergio Ramos, Vrane, Nacho, Marcelo, Theo Hernandez, Achraf.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, M. Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos.

Sulmuesit: Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vazquez, Borja Mayoral.