ZYRTARE: Lista anti-Kosovë e Panuccit

Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Azdren Llullaku, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Andi Lila, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Naser Alij janë ldisa prej lojtarëve që mungojnë në këtë grumbullim.

Sport

21/05/2018 12:53

Trajneri Kristian Panucci ka bërë publike listën e Kombëtares për dy ndeshjet miqësore, atë ndaj Kosovës më datën 29 maj dhe ndaj Ukrainës më 3 qershor.

Sindrit Guri dhe Egzon Binaku i Malmos janë 2 debutuesit në listën prej 24 lojtarësh, ndërsa rikthehen në Kombëtare sulmues si Rei Manaj dhe Armando Vajushi. Konfirmohen të rinjtë Bujar Lika, Ylber Ramadani, Kamer Qaka, Emanuele Ndoj, Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj.

Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Azdren Llullaku, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Andi Lila, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Naser Alij janë ldisa prej lojtarëve që mungojnë në këtë grumbullim.

Lista-zyrtare-per-dy-ndeshjet-me-Kosoven-dhe-Ukrainen-580x1024 (1)