Zyrtare: Liga e Kampionëve e ka një lajm të madh për Serien A

UEFA ka konfirmuar sot se katër shtetet e para të renditjes së saj për klubet pas këtij sezoni janë sipas radhës Spanja, Gjermania, Anglia dhe Italia. Franca dhe Rusia i ndjekin përkatësisht në vendet 5 dhe 6, para Portugalisë.

Sport

22/03/2017 20:15

Konfirmimi i skuadrave pjesëmarrëse në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës kanë zbuluar se këto 6 pozicione të para nuk do të ndryshojnë në këtë sezon. Kjo përcakton që në këtë moment disa kuota pjesëmarrjeje në dy turnetë për edicionin 2018-19, pasi përllogaritjet për të bëhen në bazë të katërvjeçarit nga 2012-13 në 2016-17.

Sipas rregullores së re që do të hyjë në fuqi në vitin 2018, katër vendet e para në listën e UEFA-s kanë të garantuara secila nga 4 skuadra në gazën në grupe të Ligës së Kampioneve, ndërsa vendet 5 dhe 6 kanë nga dy skuadra të garantuara në fazën në grupe, me 1 të tretë që do të shkojë në kualifikuese.

Kësisoj, faza e grupeve e Ligës së Kampioneve 2018-2019 sheh si protagoniste 4 skuadra nga La Liga, Bundesliga, Premier Liga dhe Serie A. Kampionati francez dhe ai rus do të kenë nga dy klube në fazën në grupe, me të tretin në kualifikuese.

Ndërkohë, kampionatet nga vendet 7 deri në 10, kanë vetëm nga një skuadër të garantuar në fazën në grupe dhe një tjetër në kualifikuese. Këto pozicione mbahen nga Portugalia, Ukraina, Belgjika dhe Turqia.

Republika Çeke dhe Zvicra, përkatësisht në vendet 11 dhe 12, shohin ekipet e tyre kampione të marrin pjesë në play-off, ndërsa kanë të sigurt të paktën një pjesëmarrës direkt në fazën në grupe të Ligës së Europës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6