ZYRTARE: Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munich

Robert Lewandowski ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

30/05/2018 09:54

Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munich.

Menaxheri i tij, Pini Zahavi ka bërë të ditur se sulmuesi polak ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Robert ka marrë një vendim, ndjen nevojën të bëjë një ndryshim dhe të ballafaqohet me sfida të reja”, deklaroi Zahavi për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.

Lewandowski spekulohet se kërkohet nga Real Madrid. /Lajmi.net/