ZYRTARE: Leonardo zbulon se a po transferohet Ibrahimovic te Milani

Është zbardhur e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic.

Merkato

09/12/2018 23:39

Leonardo ka zbuluar nëse Zlatan Ibrahimovic do të transferohet te Milani.

Drejtori i rosonerëve ka thënë se sulmuesi suedez nuk do të transferohet në ‘San Siro’.

“Ibrahimovic nuk do të rikthehet te Milani”, ka thënë Leonardo, përcjell “lajmi.net”.

“Ai i ka dhënë fjalën LA Galaxy se nuk do të largohet dhe do ta rinovnte kontratën. Por, ai e ka dhënë fjalën klubit të tij dhe nuk duam të ndërhyjmë më shumë.

“Ai ka thënë nga fillimi se ëhstë i lumtur në Amerikë, ndërsa një huazim i mundshëm, nuk ishte në planet tona”, ka shtuar më tej drejtori i milanit.  /Lajmi.net/