ZYRTARE: Lëndohet Marcelo, vjen futbollisti i Juventusit (FOTO)

Marcelo do t’i mungojë Real Madridit dhe Brazilit në takimet e radhës.

Sport

23/09/2017 10:44

Marcelo ka pësuar lëndim dhe do të mungojë deri në një muaj.

Në vend të tij, Brazili ka ftuar mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro, përcjell “lajmi.net”.

Marcelo do t’i mungojë Real Madridit dhe Brazilit në takimet e radhës.

Kurse, Sandro do ta zëvendësojë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin botëror 2018. Brazili ndeshet me Bolivinë më 5 dhjetor, kurse pesë ditë më vonë takohet me Kilin. /Lajmi.net/