ZYRTARE: Largohet Rraklli, Shqipëria emëron trajnerin e ri

Altin Rraklli nga sot nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit për femra.

Sport

22/04/2016 14:09

Ish sulmuesi i kuqezinjve, Altin Rraklli  është larguar sot nga detyra e tij, duke i lënë vendin ish portierit të Vllaznisë , Amir Grima.

Ende nuk janë zbardhuar detajet që sollën largimin e tij, por është bërë shpesh pre e skandaleve që ndodhën disa kohë më parë te femrat. Shkodrani do të ketë si ndihmës edhe ish-sulmuesin Vioresin Sinani në detyrën e tij të re.

Prezantimi i dy trajnerëve të rinj do të bëhet pasditen e sotme në ambientet e FSHF.