ZYRTARE: Largohet nga Milan, nënshkruan me klubin e ri

Ish futbollisti i Milanit ka nënshkruar kontratë me klubin e ri.

Merkato

19/02/2016 09:35

Pas shkëputjes së kontratës në Milan, Antonio Nocerino ka nënshkruar me Orlando City.

Klubi amerikan ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin italian, i cili do të luajë në Major League Soccer, përcjell “Lajmi.net”.

Nocerino në Orlando City do ta ketë për bashkëlojtar ish yllin e “Rossonerëve”, Leite Kaka.

Gjatë karrierës së tij, Nocerino ka veshur edhe fanellat e Juventusit, Palermos dhe Parmës.