ZYRTARE: Largohet nga Liverpooli, transferohet te Leicesteri

Danny Ward ka kompletuar transferimin prej 15 milionë euro nga Liverpooli te Leicester City.

Sport

20/07/2018 20:35

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Leicester Cityt, përcjell lajmi.net.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ‘The Foxes’, pasi është lënë i lirë të largohet nga ‘Anfied Road’ pas nënshkrimit me Alisson Becker nga Roma.

Ward bëhet transferimi i katërt i Leicester Cityt këtë verë, pas Ricardo Pereira, Jonny Evans dhe James Mad./Lajmi.net/