ZYRTARE: Largohet nga Bayerni, kalon te Schalke

Sebastian Rudy është larguar nga Bayern Munich.

Sport

27/08/2018 20:08

Mbrojtësi gjerman është larguar nga Bayern Munich për të nënshkruar me skuadrën e Schalkes.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të kampionëve të Bundesligës.

“Sebastian Rudy largohet nga Bayern Munich për t’iu bashkuar Schalkes. Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën nga ‘Gelsenkirchen’, thuhet në njoftimin e bavarezëve.

Rudy te Bayerni ishte transferuar një vit nga Hoffenheim, ai po ashtu ka edhe 26 paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë./Lajmi.net/