ZYRTARE: Largohet nga Arsenal, nënshkruan me Milanin

Ivan Gazidis është larguar nga posti i drejtorit ekzekutiv të Arsenalit duke iu bashkuar Milanit.

Sport

18/09/2018 11:36

Ivan Gazidis është larguar nga posti i drejtorit ekzekutiv të Arsenalit për të pranuar ofertën nga Milan.

Largimin e tij e ka konfirmuar Arsenali me një njoftim të publikuar në rrjetet sociale.

“Raul Sanllehi dhe Ivan Venkatesham janë përgjegjës për punën teknike dhe administrimin, pas largimit të Ivan Gazidis i cili kalon në Milan”, thuhet në njoftimin e Arsenalit, përcjell “lajmi.net”.

Angazhimi i Gazidis pritet të përcjellë procesin e reformave në strukturat e ekipit nga San Siro. /Lajmi.net/