Zyrtare: Largohet McGhee, vjen një tjetër McGhee

Sigal Prishtina ka bërë të ditur se Aaron McGhee është larguar nga klubi, kurse në vend të tij klubi ka transferuar qendrën gjigante, Gary McGhee.

Sport

18/11/2014 11:51

Sigal Prishtina ka njoftuar për shkëputjen e marrëveshjes me alo-qendrën amerikane, Aaron McGhee.

Po ashtu, klubi ka njoftuar se në vend të tij ka transferuar një tjetër McGhee, qendrën Gary.

“KB SIGAL Prishtina ka shkëputur marrëveshjen me alo-qendren amerikane, Aaron McGhee të cilin e falenderojmë për kontributin e dhënë. Njëkohësisht ju njofojmë se kemi arritur të nënshkruajmë marrëveshje me një McGhee tjetër, por tani bëhet fjalë për qendren 211 cm, Gary McGhee”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

“Gary McGhee ka luajtur në njërin nga kolegjet më të forta në SHBA, Pittsburgh Panthers, duke vazhduar karierën e tij në Evropë, saktësisht në Ligën e Turqisë, Franceze, Gjermane dhe së fundmi për nënkampionët rumun, CSM U Oradea. Welcome to the home of champions, Gary!”.