Zyrtare: Largohet Cannavaro, vjen Scolari

Fabio Cannavaro është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, që në vend të tij ka emëruar brazilianin Felipe Scolari.

Sport

04/06/2015 18:03

Fabio Cannavaro nuk është më trajner i Guangzhou Evergrande.

Ish qendërmbrojtësi italian është larguar nga detyra.

Kurse, në vend të tij klubi ka emëruar brazilianin Felipe Scolari.

“Cannavaro gjatë periudhës së tij të punës ka qenë rigoroz, besnik dhe i ndershëm. Ka udhëhequr ekipin deri atje ku mund të arrinte. I urojmë fat për karrierën e tij”, thuhet në komunikatën e Guangzhou Evergrande.