ZYRTARE: Lamtumirë Sigal Prishtina, transferohet në Hungari (FOTO)

Jabarie Hinds është larguar nga Sigal Prishtina.

Sport

27/06/2017 09:09

Jabarie Hinds, është anëtar më i ri i skuadrës elitare hungareze të basketbollit, Atomeromu Paks.

Hinds ka qenë ndër lojtarët e paktë që kanë qenë nga fillimi deri në fund të stinorit me Prishtinën, derisa ka luajtur edhe në FIBA Europe Cup me Prishtinën vjet, ku ka pasur mesatare prej 16.2 pikëve, 3.3 kërcime dhe 6 asistime për ndeshje. /Lajmi.net/