ZYRTARE: Lamtumirë Milan, Paletta nënshkruan me klubin e ri

Gabriel Paletta është transferuar në Kinë te skuadra e Jiangsu Suning.

Sport

23/02/2018 13:08

Gabriel Paletta është zyrtarisht lojtar i Jiangsu Suning në elitën e futbollit kinez.

Ishte vetë klubi në fjalë që e e bëri njoftimin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Paletta deri në fund të janarit ka qenë pjesë e Milanit, por palët gjetën gjuhën e përbashkët për ta prishur kontratën, me futbollistin që mbeti i lirë.

Gjithsesi, pa u mbushur dy muaj nga ky vendim, 32-vjeçari argjentinas, i natyralizuar italian, iu bashkua skuadrës që drejtohet nga një emër si Fabio Capello.