ZYRTARE: Lamtumirë Man Utd, Schweinsteiger befason me klubin e ri (FOTO)

Bastian Schweinsteiger ka gjetur klubin e ri.

Merkato

21/03/2017 08:28

Bastian Schweinsteiger do të largohet nga Manchester United duke u transferuar në Chicago Fire.

Klubi nga MLS ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin gjerman i cili do t’i bashkohet ekipit nga java e ardhshme, raporton “Chicago Tribune”, përcjell “lajmi.net”.

“Gjatë karrierës time, gjithmonë kam shijuar mundësi të reja dhe besoj se edhe kjo do të më ndihmoj të arrij diçka të madhe”, deklaroi Schweinsteiger për “Tribune”.

“Transferimi im në Chicago Fire nuk bën përjashtim. Jam i bindur nga vizioni i klubit dhe filozofia e tij andaj dua t’u ndihmoj në këtë projekt”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6