ZYRTARE: Lamtumirë Lindemann, FC Prishtina befason me trajnerin e ri (FOTO)

Arsim Thaqi është emëruar trajner i ri i FC Prishtinës.

Sport

29/03/2017 11:56

Trajneri Lutz Lindemann është larguar nga drejtimi i ekipit derisa vendin e tij e ka zënë menaxheri i deritanishëm i Shkollës së futbollit, Arsim Thaqi, njofton sajti i klubit prishtinafc.com. Thaqi do ta drejtojë ekipin deri në fund të edicionit.

Lindemann nën drejtimin e Prishtinës nuk arriti rezultatet që priteshin pasi që u eliminua nga Digitalb Kupa derisa në kampionat, ndodhet 12 pikë prapa liderit Trepça ’89. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6