ZYRTARE: Lamtumirë Chelsea, shkon në Turqi

Antalyaspor ka emëruar ish asistentin e Jose Mourinhos nga Chelsea, Jose Morais, në postin e trajnerit.

Sport

07/01/2016 12:00

Skuadra ambicioze turke, Antalyaspor ka emëruar ish asistentin e Jose Mourinhos nga Chelsea, Jose Morais, në postin e trajnerit.

Klubi kishte angazhuar sulmuesin Samuel Eto’o për trajner të përkohshëm pas largimit të Yusuf Simsek, muajin e shkuar, përcjell “Lajmi.net”.

Morais u largua nga Chelsea së bashku me disa anëtarë të tjerë të stafit të Mourinhos në dhjetor, pas shkarkimit të portugezit pas rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni.