ZYRTARE: Lamtumirë Basel

Basel ka konfirmuar se Mohamed Elneny do të largohet nga klubi në ditët e ardhshme. Ai pritet të transferohet në Arsenal.

Sport

05/01/2016 13:39

Basel ka konfirmuar se Mohamed Elneny ka munguar në stërvitje të hënën pasi do të largohet nga klubi.

Mesfushori raportohet se ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferim në Emirates për 5 milionë funte.

Klubi zviceran ka konfirmuar se Elneny do të largohet nga klubi.

“Elneny ka munguar në stërvitje për shkak se do të kompletojë transferimin në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Baselit, përcjell “Lajmi.net”.

Elneny, i cili ka bërë 39 paraqitje për Egjiptin, ka shënuar katër gola në 21 ndeshje këtë sezon për Baselin.