ZYRTARE: Lampard bëhet trajner, nënshkruan me klubin e ri

Frank Lampard ka marrë detyrën e parë si trajner.

Sport

31/05/2018 10:51

Frank Lampard është emëruar menaxher i ri i Derby County.

Ish mesfushori i Kombëtares angleze ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Championship.

Derby ka qenë në kërkim të një menaxheri të ri pas largimit të Gary Rowett tek rivali Stoke City.

Andaj, klubi ka zgjedhur 39 vjeçarin për rolin e tij të parë si trajner, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithmonë kam dashur të drejtoj një ekip me traditë të madhe si Derby County, andaj është një mundësi e madhe për mua”, deklaroi Lampard për uebfaqen zyrtare të klubit. /Lajmi.net/