ZYRTARE: Lajm historik për sportin në Kosovë

Federata e Volejbollit e Kosovës, është pranuar edhe zyrtarisht në Federatën Ballkanike të Volejbollit (BVA)

Sport

21/01/2017 12:47

Federata e Volejbollit e Kosovës, është pranuar edhe zyrtarisht në Federatën Ballkanike të Volejbollit (BVA), shkruan faqja zyrtare e FVK-së.

Në asamblenë e përgjithshme të mbajtur në Sarajevë, FVK është pranuar me automatizëm nga asociacioni ballkanik i volejbollit, duke qenë anëtarja e 11-të e tij.
Kundërshtimi i vetëm ka qenë nga Serbia, që nuk është marrë në konsideratë dhe asambleja ka votuar me automatizëm pro çështjes së Kosovës.

Pas anëtarësimit në FIVB dhe CEV, tashmë inkuadrimi edhe në BVA mbyll procesin e pranimit të FVK-së në arenën ndërkombëtare. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6