ZYRTARE: Labinot Osmani bëhet me skuadër të re (FOTO)

Feronikeli ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Prishtinës, Labinot Osmani.

Sport

09/12/2016 20:59

Skuadra kampione në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar se kanë transferuar sulmuesin Labinot Osmani, që viteve të fundit ka qenë ndër golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës.

“Zyrtare | Sulmuesi i njohur Labinot Osmani, është përforcimi i parë në këtë afatë minikalimtar i cili ende nuk është hapur zyrtarisht.

Labinot Osmani vjen nga FC Prishtina dhe në vitet e fundit ka qën nder top sulmuesit më kualitativ në vend.

Osmani që më parë ka mbrojtur ngjyrat e Hysit, Kosovës së Vushtrrisë dhe në dy vitet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, ka arritur në këtë momente marrveshje me drejtuesit e Feronikelit.

Labinot Osamni ka arritë marrveshje e cila e mban lojtarin deri në verën e vitit 2018-të, më mundësi vazhdimi.

Mirë së vjen kampion tek kampionet”, shkruhet në njoftimin e Feronikelit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.