ZYRTARE: Labinot Osmani befason me skuadrën e re

Labinot Osmani ka befasuar duke bërë prezantimin tek skuadra e re.

Sport

13/07/2017 23:43

Sulmuesi i njohur që së fundi luajti me Feronikelin, është prezantuar tek FC Vushtrria, skuadra e vendlindjes së tij.

Lajmi është konfirmuar me foto të prezantimit nga faqja zyrtare e Vushtrrisë, raporton Gazeta Olle.

Osmani në tri vitet e fundit veshi fanellën e Prishtinës, kurse në janar u transferua tek Feronikeli.

Vushtrria, që garon në Ligën e Parë, e ka për synim rikthimin në Superligë.

Ditë më parë emëroi për trajner, Isa Sadriun.

Në ditët në vijim pritet të bëjnë edhe përforcime tjera, të cilat vijnë pas emërimit të kryesisë së re.