ZYRTARE: La Liga vendos për dënimin e Marcelos

Lajm i keq për Real Madridin dhe mbrojtësin Marcelo.

Sport

13/09/2017 15:18

Komisioni Disiplinor i Ligës Spanjolle e ka suspenduar mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon, me dy ndeshje mo lojë.

Reprezentuesi brazilian është suspenduar pasi e ka shqelmuar në shpinë lojtarin e Levante në minutën e 89 të ndeshje, gjest për të cilin u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes. /Lajmi.net/