ZYRTARE: Ky është lojtari i vitit 2018 në Afrikë

Mohamed Salah është zgjedhur lojtari i vitit në Afrikë për të dytin vit më radhë.

Sport

08/01/2019 22:10

Sulmuesi i Liverpoolit ka arritur të mbrojë titullin e fituar një vit më parë, pas një suksesi të madh edhe në vitin 2018, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.

Salah e ka përfunduar sezonin 2017/2018 me 32 gola, duke e fituar Këpucën e Artë në Premierligë.

Bashkëlojtari i tij te Liverpool, Sadio Mane dhe sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ishin pjesë e listës finale për lojtarin e vitit në Afrikë.

Po këta të tre, janë pjesë e formacionit të vitit në Afrikë, duke udhëhequr fazën e sulmit./Lajmi.net/