ZYRTARE: Ky është kundërshtari i ardhshëm i Kosovës në Ligën e Kombeve

Kosova sonte me fitoren e thellë ndaj Azerbejxhanit ka siguruar kalimin në fazën tjetër në Ligën e Kombeve.

Sport

20/11/2018 22:45

Kosova ka mposhtur Azerbejxhanin me rezultat 4 – 0, nëpërmjet një hat-tricku të shënuar nga Arbër Zeneli dhe golin e Amir Rrahmanit me kokë nga ndërprerja.

Kosova tani do të kalojë në fazën e play-offit, ku do të ndeshet me kundërshtarë më të vështirë, raporton “lajmi.net”.

E ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve do ta luaj kundër Maqedonisë në Shkup.

Kjo do të jetë një sfidë tjetër për Kosovën, e cila po luan një futboll të bukur dhe po ka suksese, duke krijuar kështu një seri prej 9 lojë pa humbje. /Lajmi.net/