ZYRTARE: Ky është fituesi i çmimit ‘Djaloshi i Artë’

Është zbuluar më në fund fituesi i çmimit ‘Djaloshi i Artë’.

Sport

17/12/2018 08:43

Matthijs de Ligt e ka fituar çmimin ‘Golden Boys’ (Djaloshi i Artë).

Mbrojtësi i Ajaxit arriti ta mposht Kylian Mbappen, për ta fituar çmimin e madh për lojtarët e rinj, përcjell “lajmi.net”.

Në listë ishin edhe lojtarët si Justin Kluivert i Romës, Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit,  Vinicius Junior i Real Madridit, Patrick Cutrone i Milanit.

De Ligt është një ndër lojtarët më premtues në Evropë, ku është duke u kërkuar nga skuadrat si, Juventus, Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Ajax është pajtuar ta shet atë në verën e ardhshme, duke përfituar një shumë rreth 60 milionë euro. /Lajmi.net/