ZYRTARE: Kroacia befason me selektorin e ri (FOTO)

Kroacia ka reaguar menjëherë duke angazhuar strategun e ri.

Sport

07/10/2017 13:07

Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) ka emëruar selektorin e ri.

Pas shkarkimit të Ante Cacic, Kroacia ka reaguar menjëherë duke angazhuar strategun e ri.

Zlatko Dalic do ta udhëheq ekipin në ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin botëror 2018 kundër Ukrainës në Kiev, përcjell “lajmi.net”.

Kroacia e shkarkoi Cacicin pas barazimit dëshpërues me Finlandën. /Lajmi.net/