ZYRTARE: Krasniqi prezantohet nga klubi i ri

Skuadra e Luganos në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin shqiptar, Jetmir Krasniqi.

Sport

16/01/2018 13:46

Jetmir Krasniqi ka luajtur më herët në Lausanne, Le Mont dhe Chiasso, duke zhvilluar 75 ndeshje.

Krasniqi gjithashtu ka tri ndeshje me ekipin e Zvicrës U-20 dhe një me U-21. Sipas njoftimit të skuadrës së Luganos, kontrata është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.

I lumtur për aventurën e re është shprehur edhe futbollisti shqiptar në rrjetet sociale.

Ai ka falënderuar edhe bashkëlojtarët e deritanishëm, shokët dhe familjen, derisa është shprehur i gatshëm për sfidën me Luganon.