Zyrtare: Kovacic vazhdon me Interin

Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2019.

Sport

09/01/2015 17:46

Mateo Kovacic ka vazhduar kontratën me Interin deri në vitin 2019, ka konfirmuar klubi italian.

“Inter komunikon vazhdimin e kontratës me Mateo Kovacic, mesfushorit kroat, i lindur më 1994, deri më 2019”, thuhet në njoftimin e Nerazzurrëve.

Ky është një tjetër lajm fantastik për tifozët e Interit që së fundmi janë gëzuar me transferimimin e sulmuesit të Arsenalit, Lukas Podolski dhe mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.