ZYRTARE: Kosovës i mungon një yll kundër Maltës

Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Mërgim Vojvoda për ndeshjen kundër Maltës,

Sport

13/11/2018 19:26

‘Dardanët’ më 17 dhe 20 nëntor zhvillojnë dy ndeshjet e fundit dhe shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, përballë Maltës në udhëtim dhe Azerbajxhanit në Prishtinë.

Në ndeshjen e parë atë kundër Maltës, një mungesë e rëndësishme për Kosovën do të jetë ajo e Mërgim Vojvodës, i cili do të mungojë shkaku i problemeve fizike.

Lajmi është konfirmuar nga Super Sport, që ka bërë të ditur se djaloshi nga Skenderaj ka probleme fizike dhe nuk do të mund të rikuperohet për takimin e së shtunës, ndërsa po punon shumë që të jetë gati të martën.

Tani i mbetet trajnerit Bernard Challandes, që të gjejë një zëvendësues për pozitën e krahut të djathtë, aty ku paraqitet zakonisht Vojvoda./Lajmi.net/