ZYRTARE: Kosova U-19 mëson kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian

Kosova U-19 ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Sport

06/12/2018 12:12

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U-19, do t’i ketë disa përballje të vështira në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Nga gjithsej 13 grupe, Kosova është në grupin e pestë, dhe ndeshjet do të zhvillohen mes 13 dhe 19 nëntorit. Në këtë grup, përveç Kosovës, është edhe Rusia, Polonia dhe Uellsi, raporton “lajmi.net”.

Dy skuadrat e para në secilin grup, si dhe një skuadër e cila renditet më së miri nga të gjitha skuadrat në vendin e tretë, do t’i bashkohen Portugalisë në rundin elitar në pranverë të vitit 2020.

Kampionati Evropian për moshat U-19 do të zhvillohet në Irlandë e Veriut, e cila është e kualifikuar automatikisht. /Lajmi.net/