Zyrtare: Kosova – Omani në Prishtinë

Ndeshja e ardhshme miqësore e Përfaqësueses së Kosovës kundër Omanit më 7 shtator do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit në Prishtinë, ka njoftuar FFK.

Sport

21/08/2014 16:07

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në një konferencë për media ka njoftuar se ndeshja miqësore ndaj Omanit do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.

Dueli në kryeqytet do të zhvillohet më 7 shtator nga ora 16:00. Ky do të jetë ballafaqimi i parë i Përfaqësueses në Prishtinë pas dy dueleve të shkuara në Mitrovicë.

“Kemi vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe për këtë kemi biseduar me drejtuesit e Komunës së Prishtinës, të Ministrisë dhe faktorëve tjerë në mënyrë që të bëhen përgatitjet sa më të mira për ketë ndeshje jo vetëm në aspektin organizativ por edhe në aspektin përmirësimit të infrastrukturës së vet stadiumit dhe kemi marrë premtimi se do të punohet në këtë drejtim.”, ka deklaruar sekretari i FFK-së Eroll Salihu.

“Kjo na bën më të lehtë punën e të gjithëve dhe besoj se edhe qasjen e mediave. Kështu ndeshja do të zhvillohet më 7 shtator në orën 16.00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë”, vazhdoi ai.