ZYRTARE: Kosova në grup me Shqipërinë në kualifikimet për EURO 2021

Kosova U-21 ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Sport

11/12/2018 10:09

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U-21 ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2021.

Përfaqësuesja jonë do të ketë disa përballje të vështira dhe emocionale për ta siguruar kualifikimin, raporton “lajmi.net”.

Kosova U-21 është në Grupin 3 , ku do të përballet me Shqipërinë, Anglinë, Austrinë,Turqinë dhe Andorrën.

Përfaqësuesja e shpresave do të ketë përball atë të shqiptare, e që natryisht se do të jetë një përballje më emocionale.

U-21 do të ketë punë më të vështirë ndaj Anglisë dhe Turqisë, që janë favorit për ta kaluar grupin. /Lajmi.net/