Zyrtare: Kosova kundër Omanit

Përfaqësuesja e Kosovës ka zyrtarizuar një kundërshtar të ri për ndeshje miqësore. Skuadra e Albert Bunjakut do të ndeshet me Omanin në shtator.

Sport

13/08/2014 18:59

Kosova do të zhvillojë një miqësore me Omanin në shtator, por ende nuk është vendosur nëse dueli do të luhet në Prishtinë ose Mitrovicë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar se skuadra e selektorit Albert Bunjaku ka gjetur një kundërshtar të ri.

“KE (Komiteti Ekzekutiv i FFK-së) ka marrë konfirminin zyrtar nga Federata e Futbollit të Omanit, për zhvillimin ndeshjes miqësore me përfaqësuesen e Omanit. KE do të bëjë përpjekje që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit dhe për këtë ka pasur takime të kryetarit Vokrri dhe sekretarit Salihu me zyrtarët e Prishtinës, në mënyrë që ata të marrinë një pjesë të detyrave sa i përket përgatitjes së stadiumit, ndryshe alternativë mbetet stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.