Zyrtare: Kosova do të luajë me Panamanë dhe Kanadanë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka caktuar dy ndeshje të reja miqësore. Në muajin tetor, Kosova do të luajë kundër Panamasë dhe Kanadasë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

22/05/2014 16:39

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se ka caktuar dy kundërshtarë të rinj për ndeshje miqësore.

Nëpërmjet një konference për shtyp, drejtuesit e futbollit kosovar kanë njoftuar se skuadra e selektorit Albert Bunjaki, pas duelit të ardhshëm me Senegalin të dielën në Gjenevë, do të takohet me Panamanë dhe Kanadanë.

Kosova do të luajë me Panamanë në New York më 9 tetor, kurse më 12 tetor do të ndeshet me Kanadanë në Chicago. Nga këto dy takime, Kosova do të përfitojë 100 mijë euro.

Lajmi vjen vetëm një ditë pas miqësores së dytë ndërkombëtare ku Kosova pësoi humbje të thellë 6:1 nga Turqia. Kurse, në duelin e parë, Kosova kishte barazuar pa gola me Haitin.