ZYRTARE: Kosova cakton ndeshje miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore më 2 shkurt në Antalia të Turqisë.

Sport

14/01/2018 20:06

Kombëtarja e Azerbajxhanit do të jetë kundërshtari i Kosovës, ekipi i së cilës do të përbëhet vetëm me lojtarë nga Superliga.

Lajmi për aranzhimin e kësaj miqësore është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve. Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Lajmi.net/