ZYRTARE: Kosova cakton dy ndeshje miqësore (FOTO)

Orari i ndeshjeve nuk është bërë i ditur nga FBK.

Sport

11/07/2017 12:45

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të udhëtojë për në Austri e Sllovaki për të zhvilluar miqësore me këto dy vende, në kuadër të përgatitjeve për parakualikimet drejt “Kina 2019”.

Edhe Austria e Sllovakia janë ekipe që do të marrin pjesë në parakualikime, prandaj Kosova do të mësojë nga afër nivelin e kundërshtarëve në këtë fazë, ndërsa në grup ka kundërshtarë si IRJ Maqedonia dhe Estonia.

Miqësoret në fjalë do të jenë një rast i mirë për selektorin e ri të Kosovës, Brad Greenberg, që të shoh nivelin e ekipit përfaqësues para ndeshjeve kualikuese.

Orari i ndeshjeve nuk është bërë i ditur nga FBK, ndërsa më 14 korrik reprezentacioni do të arrijë në Austri.