Zyrtare: Kosova, anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Kosova është zyrtarisht anëtare e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Me asnjë votë kundër, Kosova është pranuar me të drejta të plota në KON.

Sport

09/12/2014 11:42

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka shqyrtuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në këtë asociacion.

Dhe, me asnjë votë kundër, Kosova u bë anëtare e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. KON solli një tjetër lajm historik për sportin kosovar.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani por edhe Ministri në largim i Sportit, Memli Krasniqi kanë shprehur gëzimin e tij për lajmin historik.