Zyrtare: Komunikatë nga Barcelona

Barcelona ka publikuar një komunikatë duke shprehur “mospajtimin e plotë” me vendimin e UEFA-s për t’i gjobitur me 30 mijë euro për shkak të shfaqjes së flamujve katalan në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sport

24/07/2015 08:57

Barcelona ka kundërshtuar vendimin e UEFA-s për t’i gjobitur me 30 mijë euro për shkak të shfaqjes së flamujve katalan në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Klubi ka shprehur “mospajtimin e plotë” me vendimin e UEFA-s.

Federata Evropiane e Futbollit e ndëshkoi klubin nga Camp Nou për veprimin e tifozëve.

Barcelona e fitoi finalen në Berlin me rezultat 3:1.