ZYRTARE: Klubi i njohur konfirmon interesimin për Januzajn (FOTO)

Real Sociedad kërkon Adnan Januzajn.

Sport

17/06/2017 08:03

Real Sociedad ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

“Është e vërtetë që ne jemi të interesuar për Januzajn, por nuk jemi në bisedime me Manchesterin apo me të”, ka deklaruar presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay.

“Ne jemi duke pritur vendimin e Manchester Unitedit për të dhe pastaj do të veprojmë. Ekzistojnë më shumë ekipe të interesuara për të dhe transferimi i Januzajt nuk do të jetë i lehtë”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/